Ndërlidhjet

Obama, Lama: Takim përkundër vërejtjeve të Kinës


Presidenti Obama (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm me liderin Dalai Lama në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Obama (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm me liderin Dalai Lama në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Barack Obama, parashihet që sot gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë të takohet me liderin shpirtëror tibetian, Dalai Lama.

Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, mbrëmë vonë tha se Uashingtoni e njehë Tibetin si pjesë të Kinës, por “është i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në hapësirat tibetiane në Kinë”.

Kina ka kërkuar nga presidenti Obama anulimin e takimit, duke e vlerësuar si “përzierje të madhe në punët e brendshme të Kinës”.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet presidentit Obama dhe liderit shpirtëror tibetian 78 vjeçar, Dalai Lama, prej vitit 2011.
XS
SM
MD
LG