Ndërlidhjet

Ukrainë: Fabius kërkon kujdes


Pamje nga takimi i Yanukovichit me ministrat e vendeve të BE-së në Kiev
Pamje nga takimi i Yanukovichit me ministrat e vendeve të BE-së në Kiev
Derisa presidenca e Ukrainës ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës së përgjakshme politike, pas bisedimeve gjatë gjithë natës, nga përfaqësuesit e BE-së kërkohet kujdes.

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka kërkuar kujdes lidhur me arritjen e marrëveshjes.

“Opozita dëshiron të konsultohet me disa anëtarë të vet, që është krejtësisht e kuptueshme”, tha Fabius, i cili ka marrë pjesë në këto biseidme, së bashku me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steimeier, dhe me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski.

Ministri Steinmeier tha se ka pasur “negociata shumë të vështira” gjatë gjithë natës dhe se është bërë një “pushim” për t’i vazhduar bisedimet “më vonë” gjatë ditës.

Ministria e shëndetësisë e Ukrainës ka njoftuar se 77 njerëz janë vrarë nga dhuna prej ditës së martë. Kjo do të thotë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë së paku 47 vetë.

Zëvendës shefi i shtamadhorisë së ushtrisë së Ukrainës, gjeneral Yury Daumanskyy, sot e ka shpallur dorëheqjen e tij.
XS
SM
MD
LG