Ndërlidhjet

Kanadaja: Ndalesë për viza ndaj zyrtarëve ukrainas


Protestuesit në Sheshin e Pavarësisë në Kiev sot herët në mëngjes
Protestuesit në Sheshin e Pavarësisë në Kiev sot herët në mëngjes
Kanadaja ka shpallur se ndaj disa zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të ndërlidhur me dhunën kundër protestuesve, janë vënë ndalesa në dhënien e vizave.

Në Kanada jeton një komunitet i madh me origjinë ukrainase, që vlerësohet se arrinë në 1.2 milion njerëz, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.

Këtë javë, qeveria e Kanadasë ka shpallur se për protestuesit do të dërgohen furnizime mjekësore.

Poashtu, një grup i vogl i njerëzve është strehuar në Ambasadën e Kanadasë në Kiev, para se misioni të mbyllej ditën e mërkurë.
XS
SM
MD
LG