Ndërlidhjet

Soçi: Norvegjia ka më së shumti medalje të arta olimpike


Pamje nga garat në Lojërat Olimpike në Soçi të Rusisë
Pamje nga garat në Lojërat Olimpike në Soçi të Rusisë
Sportistët e Norvegjisë kanë fituar më së shumti medalje të arta në garat e deritashme të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Norvegjezët kanë fituar 10 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronxta, pra gjithsej 21 medalje olimpike.

Në vendin e dytë të radhitjes tabelare, është seleksioni i Shteteve të Bashkuara, meqë sportistët amerikanë deri tash fituan 8 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 11 të bronxta, gjithsej 25 medalje.

Gjermania është e treta me 8 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronxta, ndërsa Rusia është e katërta me 7 të arta, 9 të argjenta dhe 7 të bronxta.

Në listën e fituesve të medaljeve në Olimpiadën Dimërore gjenden sportistët nga 26 vende.
XS
SM
MD
LG