Ndërlidhjet

Ukrainë: Të shtëna në Sheshin e Pavarësisë në Kiev


Një protestues antiqeveri e hedhë një gomë të ndezur gjatë dhunës së sotme

Një protestues antiqeveri e hedhë një gomë të ndezur gjatë dhunës së sotme

Afër Sheshit të Pavarësisë në Kiev, ku protestuesit po konfrontohen me policinë, ka pasur të shtëna.

Ministria e brendshme, nëpërmjet një kumtese, i ka fajësuar protestuesit se kanë shtënë kundër policisë, ndërsa forcat e sigurisë u janë përgjigjur protestuesve, që ishin drejtuar për në Parlamentin e Ukrainës.

Në kumtesë nuk japen detaje lidhur me viktima eventuale.

Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm, Vitaly Zakharchenko, ka njoftuar sot se 80 njerëz janë vrarë në përleshjet gjatë “ditëve aktuale”.

Por, aktivistët thonë se numri i të vrarëve mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm dje janë vrarë më se 100 vetë.

Dhuna e djeshme vlerësohet se ishte më vdekjeprurëse në Ukrainë, prej pavarësisë së saj.
XS
SM
MD
LG