Ndërlidhjet

Soçi: Sportisti gjerman doli pozitiv në testin për doping


Ilustrim
Ilustrim
Një sportit gjerman i paidentifikuar ka dështuar ta kaloj testin e drogës në rastin që është i pari në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Komiteti Olimpik Gjerman tha se është njoftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mbrëmë vonë, se një sportist gjerman ka dalur pozitiv në testin e mostrës “A”, ndërsa mostra “B” do të analizohet gjatë ditës së sotme.

Rrallëherë ndodhë që analiza e mostrës “B” ta kundërshtoj atë të mostrës “A”.

Gjermanët nuk e kanë emëruar as sportistin, as degën e sportit dhe as substancën e involvuar.
XS
SM
MD
LG