Ndërlidhjet

Kiev: Yanukovich e shpalli marrëveshjen për mbylljen e krizës


Pamje nga protestat e sotme në Kiev
Pamje nga protestat e sotme në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, sot e ka shpallur një marrëveshje për “ripërtritjen e qetësisë” dhe për përfundimin e krizës së përgjakshme politike në këtë vend, nga e cila janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Në njoftimin në faqen e presidencës së Ukrainës në Internet, thuhet se do të mbahen zgjedhjet e parakoshme presidenciale, por nuk e ka specifikuar datën e mbajtjes.

Yanukovich, poashtu, tha se do ta filloj procesin e formimit të qeverisë së unitetit kombëtar dhe do të lëvizë kah kthimi në Kushtetutën e vitit 2004, që parasheh më pak autorizime për presidentin.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga liderët opozitarë, për të cilët është thënë se po mbajnë takim ndërmjet veti.
XS
SM
MD
LG