Ndërlidhjet

Rusi: Të akuzuarit u shpallën fajtorë


Mbështetësit e të akuzuarve janë tubuar para gjykatës në Moskë për rastin Bolotnaya
Mbështetësit e të akuzuarve janë tubuar para gjykatës në Moskë për rastin Bolotnaya
Një gjykatë në Moskë i ka shpallur fajtorë tetë të akuzuar në të ashtuquajturin rast Bolotnaya, për sulm ndaj policisë dhe për trazira.

Gjyqtarja Natalya Nikishina, e ka lexuar vendimin e gjykatës, sipas të cilit, të pandehurit, shtatë djemë dhe një vajzë në të 20-tat, janë shpallur fajtorë. Ende nuk është kumtuar dënimi.

Ata ishin arrestuar gjatë një proteste kundër presidenti të Rusisë, Vladimir Putin, më 6 maj 2012, në Sheshin Bolotnaya në Moskë.

Kritikët e Kremlinit e fajësojnë policinë për dhunë në atë protestë.

Qindra mbështetës të të dënuarve ishin mbledhur para gjykatës.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata dënime me burg prej 5 e deri në 6 vjet.
XS
SM
MD
LG