Ndërlidhjet

Somali: Militantët e sulmuan presidencën


Presidenti Hassan Sheikh Mohamud
Presidenti Hassan Sheikh Mohamud
Militantët me jelekë vetëvrasës dhe të armatosur me pushkë dhe granata, e kanë sulmuar pallatin presidencial në kryeqytetin Mogadishu në Somali.

Presidenti i këtij vendi, Hassan Sheikh Mohamud, ka shpëtuar i paprekur.

Policia tha se sulmi i sotëm kishte filluar me një makinë – bombë, e pastaj militantët ishin përpjekur të depërtonin në presidencë, derisa rojet janë përgjigjur me zjarr.

Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Pallati presidencial, pos presidencës, është seli e kryeministrit dhe e kryetarit të parlamentit.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Nick Kay, nëpërmjet rrjetit Twitter, ka njoftuar se presidenti ka thënë se është i paprekur dhe se “sulmi në Pallatin presidencial kishte dështuar”.

Grupi militant i ndërlidhur me al-Kaidën, al-Shabab, për vite të tëra zhvillon luftë kundër qeverisë në Somali.
XS
SM
MD
LG