Ndërlidhjet

Financial Times: Evropa të mos fshihet nën jorgan


Ilustrim
Ilustrim
Bota ka hyrë në periudhën e pasigurisë, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, Financial Times, dhe vazhdon duke theksuar se nëse Evropës i është dashur çfarëdo përkujtimi, ai vjen me përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë.

Evropës i është paraqitur mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohet me sfidat ose mund të fshihet nën jorgan.

Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Evropian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev është i vonuar, shkruan Financial Times.

Një konkludim i lehtë për tu bërë është ai që thotë se Evropa me të vërtetë synon ta shndërroj vetveten në Zvicër të madhe. Energjia politike e saj është e konsumuar nga përpjekjet për ta mbështetur euron. E ardhmja premton rritje të ngadalshme ekonomike, zvogëlim fiskal dhe më tepër argumente lidhur me formën finale të unionit monetar.

Derisa evropianët bëhen më të vjetër, ata po shndërrohen në më tepër kundërshtues ndaj rrezikut. As nuk ka oreks e as para për aventura të jashtme.

Megjithatë, kalkulimi, po ndryshon, shkruan e përditshmja londineze, Financial Times, meqë mosveprimi bartë me vete rreziqe. Bile, edhe politikanët gjermanë, që për një kohë të gjatë ishin ngurrues ta ngrinin shikimin e tyre përtej shitjes më të madhe në tregjet globale, po e thonë të njëjtën gjë.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gluck, në Konferencën e Sigurisë në Munih këtë muaj, u ka dhënë vërejtje disa bashkëkombësve të vetë, të cilët e shfrytëzonin historinë për t’iu shmangur përgjegjësisë ndërkombëtare të Gjermanisë, shkruan Financial Times.

Për evropianët, fakt i madh gjeopolitik në dekadën që po vjen, është joangazhimi i Shteteve të Bashkuara.

Largimi i Amerikës është më tepër psikik se fizik. Tërheqja nga Afganistani, përqendrimi në Azi, dhe refuzimi për involvim në Siri, flet për synimin e Shteteve të Bashkuara për t’i zvogëluar horizontet e veta.

Administrata e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të zbatoj test më të ashpër të interesit kombëtar, para se të intervenoj jashtë. Evropa duhet ta ruaj oborrin e vet, shkruan Financial Times.

Fqinjësia është më e madhe se sa që ndonjëherë vlerësohet. Jo shumë larg, Bashkimi Evropian kishte definuar se është afër ish-shteteve komuniste në lindje dhe shteteve arabe në pjesën jugore të Mesdheut. Tash po e ndjenë ndikimin e parregullsisë në rajone, që janë larg nga këta kufij.

Por, janë disa gjëra që Evropa nuk mund t’i bëjë. Ajo mund të ofroj mbështetje dhe inkurajim për reforma politike në Ukrainë, por nuk mund ta përmbysë kleptokracinë e sponsorizuar nga Rusia.

Pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara nuk mund të ndikoj në balancën ushtarake në Siri.

Çdo gjë që nënkupton diçka më tepër se operacione të shkurtra, të ashpra ushtarake, kërkon logjistikën, shënjestrimin dhe inteligjencën amerikane.

Por, fakti se Evropa nuk mund të bëjë çdo gjë, nuk duhet të nënkuptohet si mosveprim për rendin e saj natyror.

Me të gjitha vështirësitë e saj, Evropa mbetet rajoni i dytë më i pasur në botë. Ajo mund të vendos muskuj të fuqishëm ekonomikë, tregtarë, financiarë dhe diplomatikë, dhe po ashtu, kapacitete serioze ushtarake.

Tashmë Evropa ka shënuar disa tregime të suksesshme, qoftë me ndërtimin e rrugës kah negociatat serioze me Iranin për programin e tij atomik, stabilizimin e Ballkanit ose luftimin e piraterisë në Gjirin e Afrikës.

Evropës i mungon forca për operacione të mëdha ushtarake, por mund të shërbej si faktor vital i stabilitetit.

Dhe, me gjasë, ndonjëherë duhet të jetë optimiste, duke e parë se mbyllja e syve nuk ndikon në shtyrjen përpara të botës, shkruan në fund të një artikulli të gjatë e përditshmja londineze, Financial Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG