Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata e refuzoi kërkesën e Musharrafit


Një mbështetës e mbanë fotografinë e Pervez Musharrafit gjatë një proteste për proces korrekt kundër tij
Një mbështetës e mbanë fotografinë e Pervez Musharrafit gjatë një proteste për proces korrekt kundër tij
Një gjykatë pakistaneze e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Pervez Musharraf, ish-presidenti i Pakistanit, që rasti i tij të dërgohet në gjykatë ushtarake.

Musharraf akuzohet për tradhti.

Avokatët e tij thanë se Musharraf, 70 vjeçar, e ka kundërshtuar autoritetin e gjykatës civile në Islamabad, për ta udhëhequr procesin kundër tij, meqë ai dikur ishte shef i ushtrisë.

Por, paneli prej tre gjyqtarësh ka vendosur që Musharrafi aktualisht nuk është në armatë, prandaj akuzat për tradhti të lartë duhet të procesohen ekskluzivisht në gjykatë speciale.

Nëse shpallet fajtor, Musharraf mund të dënohet me vdekje.

Rasti kundër tij shihet si test i sundimit civil ndaj ushtrisë së fuqishme të Pakistanit.

Ai është i akuzuar për vendimin e tij të vitit 2007 për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me ç’rast i ka burgosur disa gjyqtarë.
XS
SM
MD
LG