Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kritika Iranit për shtim të ekzekutimeve


Pamje e një pjese të Iranit

Pamje e një pjese të Iranit

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka shprehur “shqetësim të thellë” për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Iran këtë vit.

Kjo zyrë ka theksuar se së paku 80 vetë janë ekzekutuar në Iran, për afro 7 javë, dhe se shumica e tyre ishin krime të ndërlidhura me drogë.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se krimet me drogë, sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk paraqesin “krime më serioze”, për të cilat përgjithësisht zbatohet dënimi me vdekje.
XS
SM
MD
LG