Ndërlidhjet

PK, EULEX, KFOR - gati për zgjedhjet në Mitrovicë


Ilustrim
Ilustrim
“Aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës që do të mbahen të dielën, më 23 shkurt, janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre tre mekanizmave.

Ajo sqaron se “Policia e Kosovës, si reagues i parë, do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe në hapësirat tjera të rëndësishme, e përkrahur në mënyrë të dukshme nga EULEX-i, si reagues i dytë”.

“KFOR-i, reaguesi i tretë, po ashtu do të jetë i dukshëm në afërsi të qendrave të votimit, i gatshëm që të intervenojë menjëherë nëse ka nevojë”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG