Ndërlidhjet

Rrëzohet një avion ushtarak i Libisë, 11 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Një avion ushtarak i Libisë, i cili transportonte mjekë dhe pacientë, është përplasur në Tunizi, duke vrarë të 11 njerëzit në bord.

Aksidenti ka ndodhur pranë Grombalias, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit, Tunis.

Përplasja thuhet të ketë ndodhur nga dështimi i motorit.

“I gjithë avioni është djegur. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e rrëzimit”, ka thënë zëdhënësi i emergjencës, Mongi El Kadhi.
XS
SM
MD
LG