Ndërlidhjet

Soçi: Dy atletë, pozitivë në testet anti-drogë


Soçi
Soçi
Atletja gjermane, Evi Sachenbacher-Stehle, ka dalë pozitive në testin e drogës, duke shënuar kështu rastin e parë të dopingut në Lojërat Olimipike Dimërore në Soçi.

Komiteti Olimpik Gjerman ka thënë se është njoftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar se një nga atletët e tij ka dalë pozitiv në mostrën “A”.

Po ashtu të premten është njoftuar se sportisti italian William Frullani ka dalë pozitiv në testin anti-doping.

Çdo sportitst që gjendet fajtor për shkelje të rregullave anti-drogë skualifikohet dhe i merren medaljet.

Gjermania, deri më tash, ka marrë 16 medalje në Soçi, përfshirë tetë të arta, dhe është renditur e treta me numrin e përgjithshëm të medaljeve, pas Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG