Ndërlidhjet

Yanukovych largohet nga Kiev, Tymoshenko lirohet për 10 ditë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych raportohet se është larguar nga kryeqyteti Kiev të premten mbrëma, dhe se ka shkuar në Kharkiv, njoftojnë mediet ndërkombëtare.

Ndërkohë, mijëra protestues kanë kaluar natën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, përkundër marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund krizës politike në Ukrainë, nga e cila vdiqën dhjeta persona.

Pakti i nënshkruar të premten mbrëma ndërmjet të Yanukovych dhe liderëve opozitar, nënkupton formimin e një qeverie të unitetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Mirëpo kjo nuk i ka bindur protestuesit, të cilët duket se nuk i besojnë Yanukovych, dhe mbesim të barrikaduar në Kiev.

Gazeta Kiev Post, citon avokatin e ish-kryeministres Yylia Tymoshenko të ketë thënë se ajo mund të lirohet nga burgu brenda 10 ditësh, pas hyrjes në fuqi të ligjit për lirimin e të burgosurve politike.

Sipas avokatit Serhiy Vlasenko, këtij legjislacioni duhet t’i paraprijë një peticion i kryeprokurorit të shtetit dërguar gjykatës për ta liruar klienten e tij Tymoshenko.

“Më pastaj gjykata duhet ta lirojë atë sepse nuk ka asnjë arsye ligjore që të mbetet prapa grilave. Sipas të gjitha gjasave e tërë kjo procedurë mund të zgjat maksimalisht dy javë”, ka thënë Vlasenko për Kiev Post.

Pas lidhjes së marrëveshjes të premten mbrëma mes liderëve opozitar dhe presidentit Yanukovych, protestuesit brohorisnin “turp” dhe i fishkëllonin liderëve opozitar.

Në një moment, madje Vitaly Klitschko derisa iu afrohej protestuesve tha se “duhet të ndaloja luftën”.
XS
SM
MD
LG