Ndërlidhjet

Ikën kryetari i parlamentit ukrainas


Kiev - Kryetari i Parliamentit të Ukrainës Volodymyr Rybak (Ilustrim)
Kiev - Kryetari i Parliamentit të Ukrainës Volodymyr Rybak (Ilustrim)
Dorëhiqet kryetari i parlamentit të Ukrainës Volodymyr Rybak.

Një sekretar i parlamentit ka thënë se Rybak ka paraqitur dorëheqjen e tij të shtunën, ndërsa si shkak për largimin e tij ka cituar “arsye shëndetësore”.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, lideri i opozitës Vitali Klitschko ka dorëzuar një rezolutë me të cilën i bëhet thirrje presidentit Viktor Yanukovych që të dorëhiqet “menjëherë” për shkak të dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve opozitar.

Klitschko ka thënë se Yanukovych ka ikur nga kryeqytetit, dhe se “sot parlamenti është trupi i vetëm legjitim me pushtet”.

Washingtoni ka thënë se Yanukovych është larguar nga Kievi “për një takim” në qytetin lindor Kharkiv.

Mediet ukrainase raportojnë se i njëjti ka një takim me Frontin Pan-Ukrainas të Sindikatave Publike, - një grup i afërt me Partinë e Rajonit në pushtet.

Protestuesit anti-qeveritar në Kiev kanë hedh poshtë planin e kompromisit politike, dhe kanë kërcënuar se do t’i vërsulen pallatit presidencial ukrainas nëse Yanukovych nuk dorëhiqet.
XS
SM
MD
LG