Ndërlidhjet

Protesta pro e kundër qeverisë në Karakas


Ilustrim
Ilustrim
Kundërshtarët e qeverisë majtiste të Venezuelas po bëhen gati për një protestë masive të shtunën në Karakas, një ditë pasi presidenti Nicolas Maduro bëri thirrje të befasishme për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara.

Rreziku nga shpërthimi i dhunës është i lartë, meqë po sot është paralajmëruar edhe një protestë pro-qeveritare e grupit “Chavista” po ashtu në Karakas.

Guvernatori i shtetit Miranda, Henrique Capriles, që është edhe lideri kryesor opozitar, i ka bërë thirrje protestuesve që të përqendrohen në kërkesat e tyre për të çarmatosur grupet civile proqeveritare.

Këto grupe shihen si fajtorët kryesorë për sulmet nga demonstruesve opozitar.

Të paktën nëntë persona janë vrarë gjatë dy javëve të fundit, gjatë protestave që dridhën administratën e presidentit Maduro, që është njëherësh edhe testi më i madh i tij, prej se ka vdekur vitin e kaluar lideri majtist Hugo Chavez.

Sipas shifrave të qeverisë, të paktën 137 protestues janë lënduar, dhe 104 të tjerë janë arrestuar.

Presidenti Maduro thotë se protestuesit janë pjesë të një ‘grushteti në zhvillim’ për të cilin akuzon Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë prapa dhe ish-presidentin kolumbian Alvaro Uribe.
XS
SM
MD
LG