Ndërlidhjet

Efkan Lala: Largimi i 1000 policëve është ‘rutinë’


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi të shtunën se 1,000 oficerë të policisë janë larguar nga puna në prag të një hetimi për korrupsion kundër aleatëve kyç qeveritar, por tha se kjo gjë është vetëm ri-shpërndarje “rutinore”.

Qeveria i është vërsulur masivisht policisë dhe prokurorisë për këtë operacion anti-korrupsion që nisi më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kurse në cak ishte rrethi i afërt i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

“Përderisa 15,000 policë i ishin nënshtruar një riorganizimi vitin e kaluar, kurse këtë vit kjo shifër ka arritur në vetëm 5,000 policë. Vetëm 1,000 prej tyre ndërlidhen me ngjarjet e 17 dhjetorit”, ka thënë Efkan Ala në një intervistë për televizionin ‘Kanal 7’.

Ala ka shtuar se oficerët e policisë e prekur nga ky riorganizim nuk janë “shkarkuar” nga puna, por janë “caktuar” në poste të tjera, që është pjesë e “procedurës rutinore”.

Skandali i korrupsionit paraqet një prej sfidave më të mëdha që Erdogan është përballur gjatë 11 vjetëve në pushtet, dhe atë para zgjedhjeve komunale që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Erdogan fajësor përkrahësit e ish-predikuesit mysliman Fethullah Gullen në polici dhe gjyqësor, se po veprojnë si “shtet brenda shtetit” dhe po nxisin hetime anti-korrupsion në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë.
XS
SM
MD
LG