Ndërlidhjet

Matteo Renzi betohet si kryeministër i Italisë


Parlamenti i Italisë (Ilustrim)
Parlamenti i Italisë (Ilustrim)
Lideri i qendrës së majtë në Itali, Matteo Renzi është zgjedhur të shtunën si kryeministri i ri i këtij shteti.

Prijësi i Partisë Demokratike, Renzi dha betimin e tij në zyrën e presidentit Giorgio Napolitano.

Ai tani do të udhëheq kabinetin e ri italian, i cili do t’i ketë 16 ministra.

Javën e shkuar Renzi orkestroi një “rrebelim” brenda partisë së tij, për të larguar nga pushtetin Enrico Letta si kryeministër, pasi e akuzoi atë për dështim të ringjalljes së ekonomisë italianë.

Në moshën 39 vjeçe, Renzi është kryeministri më i ri ndonjëherë i qeverisë së Italisë.
XS
SM
MD
LG