Ndërlidhjet

Kiev: Parlamenti voton rezolutën për lirimin e Tymoshenkos


Ukrainë - Reagimi i deputetëve pas miratimit të rezolutës për lirimin nga burgu të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, 22 shkurt, 2014
Ukrainë - Reagimi i deputetëve pas miratimit të rezolutës për lirimin nga burgu të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, 22 shkurt, 2014
Deputetët në Kiev, me shumicë votash, kanë votuar për lirimin e menjëhershëm ng aburgu të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.

Lirimi i saj pritet në çdo moment, pasi 322 deputetë votuan të shtunën pro-rezolutës me të cilën urdhërohet lirimi i saj.

Më herët gjatë ditës, deputetët zgjodhën Arsen Avakov, si ministër të punëve të brendshme dhe Oleksandr Turchunov si kryetar të parlamentit të Ukrainës.

Të dytë janë aleatë të Tymoshenkos.

Parlamenti po ashtu ka miratuar një mocion të votëbesimit, me të cilën shkarkohet prokurori i përgjithshëm Vikto Pshonka.

Në ndërkohë, zyrtarët e Partisë së Rajonit, e cila më nuk është në pushtet, kanë nis mbledhjen ne qytetin lindor Kharkiv.

Sipas një zëdhënësi të presidentit, Viktor Yanukovych është duke marr pjesë në këtë konferencë në Kharkiv.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka postuar një komunikatë në portalin e saj ku thotë se “jemi plotësisht me popullin e Ukrainës”.

Kjo ministri po ashtu ka bërë thirrje që “të bashkohen përpjekjet për rikthimin e sigurisë publike”.
XS
SM
MD
LG