Ndërlidhjet

Një e krishtere për herë të parë drejton një parti në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Hala Shukrallah është bërë gruaja e parë e krishtere, e cila udhëheq me një parti politike në Egjiptin me shumicë myslimane, raportojnë mediet lokale të shtunën.

Aktivistja 60 vjeçe, është zgjedhur si kryetare e liberalëve të Partisë Kushtetuese, e cila është themeluar në vitin 2012 nga laureati i çmimit Nobel, Mohammed ElBaradei.

Shukrallah, një aktiviste prominente kundër diskriminimit fetar, ka fituar 57% të votave në kongresin e partisë, raportojnë mediet.

Fitorja e saj, e bënë atë gruan e parë lidere të një partie politike në Egjipt.

ElBaradei ka dhënë dorëheqje në gusht të vitit të kaluar, si zëvendëspresident i Egjiptit, në shenjë proteste të shpërndarjes së dhunshme të policisë ndaj protestuesve-përkrahës të Mohammed Morsi.

ElBaradei, është edhe ish-drejtues i organizatës për mbikëqyrjen e armatimit dhe proliferimit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, dhe jeton në Austri.

Rreth 10% e popullatës 86 milionëshe në Egjipt janë të krishterë, dhe ata shpesh ankohen për persekutim në baza fetare.
XS
SM
MD
LG