Ndërlidhjet

Vullin alarmon serbët: Dilni votoni, o shqiptari ju udhëheq


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i qeverisë së Serbisë, i ngarkuar me Kosovën, Alleksandar Vullin ka paralajmëruar serbët e Mitrovicës së Veriut, që në zgjedhjet e nesërme, pritet dalje masive e shqiptarëve, andaj i ka ftuar serbët që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e 23 shkurtit.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, Vullin ka thënë se shqiptarët do të përdorin lodhjen e serbëve nga zgjedhjet e shpeshta.

“Unë ju bëjë thirrje që të organizohen dhe të dalin në numër sa më të madh [në zgjedhje]. Nuk guxojmë të lejojmë që të tjerët të vendosin për të ardhmen tonë, serbët duhet të kenë për kryetar të komunës serbin”, citon beta Vullinin.

Ai ka përsëritur se deklarata e tij bazohet në Marrëveshjen e Brukselit, edhe pse sipas tij aty nuk shkruan askund se serbi duhet të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut.

“Mirëpo, në frymën e marrëveshjes së Brukselit, aty ku jetojnë serbët me shumicë, kanë kontrollin dhe qeverisjen e plotë.
Nëse nuk luftojmë vet për këto, askush nuk do të na e pranojë e të na thotë se kjo është e drejtë e jona demokratike që të mos e votojmë serbin, dhe t’i lejojmë shqiptarit që të bëhet krytar i komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Vullin.

Ministri serb i ka bërë këto komente gjatë një vizite në qytetin e Jagodinës, ku siç thuhet është takuar me serbët e zhvendosur nga Kosova.
XS
SM
MD
LG