Ndërlidhjet

Kroacia bëhet zë i Kosovës, thotë MPJ


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria në Prishtinë thotë të ketë marrë përkrahje të parezervë të Kroacisë për ta ndihmuar Kosovën në organizatat ndërkombëtare, rajonale e botërore.

Kështu thuhet në një komunikatë që ka dërguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, për të njoftuar rreth vizitës që kësaj ministrie Enver Hoxhaj po i bënë Zagrebit zyrtar.

Hoxhaj është takuar me presidentin kroat Ivo Josipoviq, i cili thuhet se i ka dhënë përkrahje Kosovës për agjendën e saj integruese evropiane.

“Nga ana e tij, presidenti kroat Josipovic ka konfirmuar mbështetjen duke thënë se Kroacia është në anën e Kosovës dhe do të jetë zë i fuqishëm në organizatat rajonale, evropiane e botërore”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

“Nga presidenti kroat mora mbështetje të plotë që Kroacia do ta mbështet Kosovën në agjendën integruese evropiane, në anëtarësimin në organizata dhe investitorët kroatë do të jenë më të pranishëm në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Në njoftim thuhet se dy bashkëbiseduesit, janë pajtuar njëzëri për të vazhduar bashkëpunimin edhe më intensivisht veçmas në sferën e ekonomisë dhe tregtisë.
XS
SM
MD
LG