Ndërlidhjet

Lirohen policët që qëlluan protestuesit në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt ka liruar nga akuza gjashtë policë të dyshuar për vrasjen e 83 protestuesve gjatë demonstratave të vitit 2011 kundër Hosni Mubarak.

Rasti i këtyre policëve, kishte të bëjë me vrasjen e protestuesve jashtë stacionit të policisë në qytetin mesdhetar Aleksandri.

Prokurorët thonë se komandantët kishin armatosur policinë e tyre dhe u kishin lejuar që të shtënë ndaj protestuese.

Avokatët mbrojtës hodhën poshtë akuzat se policët ishin përgjegjës për këto vrasje.

Rreth 850 persona kanë vdekur në demonstratat 18 ditëshe që çuan në përmbysjen e Mubarakut.

Dhjeta policë kanë përfunduar në gjykata, mirëpo shumica e tyre janë shpallur të pafajshëm në gjyq.
XS
SM
MD
LG