Ndërlidhjet

Zgjedhjet e parakoshme në Ukrainë më 25 maj


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Ukrainës voton një rezolutë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale më 25 maj, në të cilën thuhet se presidenti Viktor Yanukovych ka dështuar që të përmbush siç duhet detyrat e tij presidenciale.

Votimi i së shtunës erdhi pas komentit të Yanukovych i cili përshkroi ngjarjet e ditëve të fundit në Ukrainë, si “grush shtet”, duke shtuar se ai nuk e ka në plan që të dorëhiqet.

Yanukovych ka thënë edhe se të gjitha vendimet e marra sot nga parlamenti, janë ilegale.

Të gjitha këto zhvillime pasuan ngjarjet në Kiev, ku protestuesit anti-qeveritar morën nën kontroll zyrën presidenciale administrative.

Në ndërkohë, zyrtarët e Partisë së Rajonit, të cilës i takon edhe Yanukovych, i kanë bërë thirrje qeverive lokale që “të ndërmarrin veprime të përgjegjshme për të ruajtur rendin kushtetues, legalitetin, të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve”.

Kjo sipas Partisë së Rajonit, përderisa të mos kthehet ligjshmëria në nivel të vendit.
XS
SM
MD
LG