Ndërlidhjet

Grupi afgan konfirmon se po bisedon me talibanët


Afganistan - Presidenti Hamid Karzai (Ilustrim)

Afganistan - Presidenti Hamid Karzai (Ilustrim)

Këshilli i Lartë i Paqes, i presidentit të Afganistanit Hamid Karzai, njofton se ka zhvilluar bisedime me një fraksion të liderëve të lartë taliban.

Sipas këtij trupi shtetëror afgan, negociatat paqësore janë zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Takimi në Dubai është i pari i këtij lloji, pas përpjekjeve të fundit të autoriteteve afgane për të rifilluar bisedimet që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar për t’i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar mes palëve.

Mirëpo, talebanët kanë mohuar të kenë çfarëdo lidhje me këtë fraksion, pas të cilin qëndron ish-ministri i financave Aga Jan Mohtism.

Këshilli i Lartë i Paqës njoftoi përmes një deklarate të shtunën, se delegacioni të cilin ka takuar në Dubai, e ka bërë të qartë se ata janë të gatshëm për negociata paqësore.

Sipas këtij njoftimi, palët janë pajtuar se duhet të vazhdojnë tutje dialogun, si brenda ashtu edhe jashtë Afganistanit.
XS
SM
MD
LG