Ndërlidhjet

Ukrainë: Rusia alarmon për ekstremizëm, Evropa kërkon përmbajtje


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka paralajmëruar se “ekstremistët” në Ukrainë po përbëjnë një rrezik për sovranitetin e shtetit.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga ministria e jashtme ruse, thuhet se opozita ka dështuar që të përmbush pjesën e saj të marrëveshjes, me të cilën parashihej ndërprerja e krizës politike në Ukrainë.

Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, opozita “po shtyn përpara kërkesa të reja, duke i vënë ato para ekstremistëve të armatosur, të cilët paraqesin rrezik të drejtpërdrejt ndaj sovranitetit dhe rregullit kushtetues në Ukrainë”.

Në ndërkohë, shefat e diplomacive të Francës dhe Gjermanisë, Laurent Fabius dhe Frank-Walter Steinmeier, i kanë bërë thirrje qeverisë ukrainase dhe opozitarëve, që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë marrëveshjen e së premtes.

Ministri i jashtëm i Polonisë, ka hedh poshtë pretendimet se ngjarjet ne Kiev janë grusht-shtet.

Të tre ministrat evropian, kanë qenë pjesë e ekipit ndërkombëtar të cilët e bënë të mundur marrëveshjen e së premtes ndërmjet të presidentit Viktor Yanukovych dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG