Ndërlidhjet

Talebanët vrasin 19 ushtarë afgan


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet afgane njoftojnë se militantët taleban kanë sulmuar një post ushtarak në krahinën lindore Kunar, duke vrarë 19 ushtarë.

Sulmi është kryer të dielën në mëngjes, ndërsa llogaritet të jetë më i përgjakshmi i këtij lloji ndaj forcave të armatosura në muajt e fundit.

Zëdhënësi i ministrisë afgane të mbrojtjes, Zahir Azimi, tha se dy ushtarë të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve që kanë zgjatur për katër orë.

Zyra e guvernatorit krahinor bëri të ditur se shtatë ushtarë llogaritet të jenë zhdukur pas këtij sulmi, dhe nuk dihet nëse ata janë kidnapuar apo jo.

Talebanët bënë të ditur përmes një njoftimi për medie se ata kanë kryer këtë sulme.

Ky grupim militant tha se një prej luftëtarëve të tyre është vrarë në këtë aksion, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Zyra e presidentit të Afganistanit Hamid Karzia tha se kreu i shtetit ka anuluar vizitën e tij të sotme për në Sri Lanka, për shkak të vrasjes së ushtarëve.
XS
SM
MD
LG