Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Anbar


Ilustrim

Ilustrim

Nje helikopter ushtarak irakian është rrëzuar të shtunën mbrëma nga militantët gjatë luftimeve në krahinën Anbar, njoftojnë autoritetet në Bagdad.

Sipas forcave të armatosura irakiane, katër anëtarë të ekuipazhit të helikopterit janë vrarë kur fluturakja e tyre u godit derisa po fluturonte mbi qytetin Karma.

Gjatë përleshjeve të së premtës dhe të shtunës ndërmjet të forcave qeveritare dhe islamistëve sunitë thuhet se kanë vdekur 25 persona, nga të dyja taboret.

Të premten mbrëma, dhjeta militantë të ngarkuar në disa kamionë kanë hyrë në qytezen al-Sainiyah dhe kanë granatuar stacionin lokal të policisë.

Pas disa orësh luftime, militantët morën nën kontroll këtë post policor, ndërsa ngritën edhe flamurin e tyre të zi të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), përpara se të largohen të shtunën në mëngjes.
XS
SM
MD
LG