Ndërlidhjet

Përleshen protestuesit dhe policia në Venezuela


Ilustrim
Ilustrim
Protestuesit opozitar janë përleshur me policinë në Karakas të shtunën, gjatë një demonstrate masive kundër qeverisjes së presidentit Nicolas Maduro.

Mijëra demonstrues kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit Venezuela të shtunën, për të kërkuar dorëheqjen e Maduros.

Protestuesit pro-qeveritar po ashtu kanë demonstruar në afërsi të kampit rival.

Me të rënë terri, protestuesit opozitar kanë nisur të bëhen më agresiv, dhe kanë shtënë me gurë në drejtim të policisë.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë demonstruesit.

Protestat u mbajtën në kohën kur numri i të vrarëve nga dhuna politike në Venezuela, ka arritur në tetë.

Demonstrata masive janë raportuar edhe në qytete të tjera.
Maduro ndërkaq thotë se protestat janë një pretekst për atë që e quan si “grusht shtet të planifikuar”.
XS
SM
MD
LG