Ndërlidhjet

Rikallo: Votat e Mitrovicës së Veriut numërohen në vend


Ilustrim
Ilustrim
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nenad Rikallo tha gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut, se numërimi i votave në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të kësaj komune, do të bëhet në vendngjarje.

Rikalo vizitoi sot paradite qendrën e votimit në shkollën fillore Shën Sava, ndërsa bëri të ditur se të gjitha qendrat e votimit në terrotorin e Mitrovicës së Veriut janë hapur me kohë, dhe se deri më tani nuk ka asnjë problem të raportuar.

Zëvendës komandanti rajonal i policisë Besim Hoti ndërkaq ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Mitrovicës po zhvillohen të qeta, dhe se për sigurinë e qytetarëve po kujdesen mbi 200 forca të rendit.

Siç raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, edhe këto zgjedhje janë organizuar nën masa të rrepta të sigurisë, kurse në rrugët e qytetit shihet prani e madhe e policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe paqeruajtësve të KFOR-it.

Këto forca po ashtu vërehën në numër të madh edhe para qendrave të votimit.
XS
SM
MD
LG