Ndërlidhjet

Sulmohet spitali fushor në kufirin Siri-Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Një makinë bombë ka shpërthyer në një spital të improzuar fushor në qytetin sirian Atma, që gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë, lajmërojnë aktivistët opozitar siarian.

Sulmi në krahinën verior Idlib thuhet se ka shkaktuar vdekjen e disa viktimave, mirëpo nuk jepen shifra të sakta.

Spitali fushor i menaxhuar nga një organizatë humanitare, është dëmtuar rëndë.

Mjekët e këtij spitali, kanë akuzuar grupet xhihadiste që janë pjesë e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), se qëndrojnë prapa këtij shpërthimi, raporton televizioni Al Arabiya.

Një shpërthim i njëjtë ka ndodhur të premten në një kampin e refugjatëve sirian që gjendet në kufi me Turqinë, ku humbën jetën 20 njerëz.
XS
SM
MD
LG