Ndërlidhjet

logo-print

15 vdesin, 65 lëndohen nga sulmi në spitalin fushor sirian


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 15 veta kanë vdekur dhe 65 të tjerë janë lënduar të dielën nga sulmi në një spital fushor në Siri.

Sipas medieve ndërkombëtare, sulmi ka ngjarë në një spital fushor që gjendet në afërsi të kufirit siriano-turk.

Shpërthimi i një makine bombë, thuhet se ka shkatërruar pothuajse tërësisht këtë spital të improvizuar.

“Të vrarët dhe të plagosurit janë kryesisht pacientë dhe personel mjekësor të këtij spitali fushor”, ka thënë një aktivist sirian.
XS
SM
MD
LG