Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Urdhërohet arrestimi i një ministri dhe kryeprokurorit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet kalimtare në Ukrainë, kanë urdhëruar arrestimin e ish-ministrit të të ardhurave Oleksander Klimendo dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka, njoftoj të dielën parlamenti ukrainas.

Kryeprokurori në detyrë i Ukrainës, Oleh Makhnytsky, tha se “një hetim është hapur, ndërsa në të po punonë një grup operacional hetuesish, për t’i kapur të dyshuarit dhe t’i sjell para drejtësisë”.

Ministri i ri në detyrë ukrainas, Arsen Avakov, i tha parlamentit të dielën se policia është duke punuar me zyrën e prokurorit të shtetit për të hetuar “krimet e rënda kundër popullit ukrainas, përfshirë edhe ish-krerët e shtetit”.
XS
SM
MD
LG