Ndërlidhjet

Vriten pesë, lëndohen 12 nga një shpërthim në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Shpërthimi i një bombe të vendosur pranë një stacioni autobusi në veri-perëndim të Pakistanit, ka vrarë pesë veta, ndërsa ka lënduar dhjeta të tjerë.

Policia njofton se në mesin e viktimave janë dy femra dhe një fëmijë.

Incidenti është regjistruar në qytetini Kohat, që gjendet në krahinën problematike Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me zonën tribale kaotike të Pakistanit, që njihet si bastion i militantëve taleban dhe grupeve të Al-Kaidas.

Sipas forcave të rendit, në këtë shpërthim është përdorur pesë kilogram eksploziv, të cilat ishin lënë në afërsi të stacionit të autobusëve në qendër të qytetit.

Mjeti shpërthyes besohet se është detonuar me tele-dirigjim.
“Mund të konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur, dhe të paktën 12 të tjerë janë lënduar”, ka thënë shefi krahinor i policisë Salim Khan Marwat për agjencinë franceze të lajmeve-AFP.
XS
SM
MD
LG