Ndërlidhjet

Kiev: Turchinov presidenti i përkohshëm


Kiev - Kryetarit i posazgjedhur i parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov, merr përkohësisht detyrë e presidentit të Ukrainës (Ilustrim)
Kiev - Kryetarit i posazgjedhur i parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov, merr përkohësisht detyrë e presidentit të Ukrainës (Ilustrim)
Parlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov.

Vendimi i së dielës erdhi pas votimit në parlament për shkarkimin e plotë nga posti dhe detyrat të presidentit Viktor Yanukovych, pas tre muajsh protestash masive kundër tij në Kiev.

Deputetët po ashtu ka votuar për shkarkimin e ministrit të punëve të jashtme Leonid Kozhara, që është aleat i Yanukovych.

Turchinov i tha ligjvënësve që deri të martën të nxjerrin një pajtimin për formimin e një qeverie të unitetit.

Parlamenti ukrainas po ashtu votoi që t’i merret rezidenca presidenciale Yanukovych-it e t’i dorëzohet shtetit.

Në ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka shkuar Yanukovych pas largimit të tij të shtunën nga kryeqyteti Kiev.

Arsen Avakov, i cili u zgjodh nga parlamenti të shtunën si ministër i punëve të brendshme, konfirmoi se kufitarët kishin parandaluar Yanukovych që të largohet nga shteti përmes aeroportit në qytetin lindor Donetsk.

Parlamenti në seancën e sotme votoi edhe për një urdhëeresë me të cilën kërkohet arrestimi i ministrit të të ardhurave dhe taksave Oleksandr Klimenko dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka.
XS
SM
MD
LG