Ndërlidhjet

Vriten 18 militantë nga sulmet ajrore në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Aeroplanët ushtarak pakistanez kanë bombarduar strehat e dyshuara të militantëve islamistë në veri-perëndim të shtetit, duke vrarë 18 prej tyre, njoftojnë autoritetet në Islamabad.

Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që ushtria bombardon këtë rajon.

Sulmet ajrore u kryen në qarkun tribal Khyber, ku në të kaluarën janë zhvilluar bisedimet paqësore ndërmjet të qeverisë pakistaneze dhe talebanëve.

Ato u pezulluan javën e kaluar pasi talebanët njoftuan se kanë ekzekutuar 23 ushtarë që po i mbanin si robër lufte që nga viti 2010.

Sipas ushtrisë, 18 kryengritësit e vrarë ishin të strehuar në një fabrikë e cila besohet se shërbente për montimin e bombave artizanale.
XS
SM
MD
LG