Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen 10 protestues në Nantes të Francës


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetë persona janë arrestuar të dielën nga policia franceze, pasi u përshkallëzua demonstrata e tyre kundër ndërtimit të një aeroporti në qytetin perëndimor Nantes, bënë të ditur policia.

Forcat e rendit thonë se tetë oficer të policisë janë lënduar pas përplasjes me demonstruesit të dielën.

Organizatorët thonë se afro 60 mijë njerëz kanë dal në protestë, ndërsa policia thotë se 20 mijë morën pjesë në këtë demonstratë.

Një turmë prej afro 1,000 protestues të dhunshëm kanë shtënë me gurë kundër policisë, ndërsa kanë thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth.

Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kryetari i Nantes, Patrick Rimbert tha se qyteti do të ngrit padi për të gjithë dëmin që u shkaktu nga protesta.

Aktivistët kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit “Grand Ouest” në një zonë të njohur për gjelbërimin e saj.
XS
SM
MD
LG