Ndërlidhjet

logo-print

Vritet pesë vjeçarja gjatë protestave në Tajlandë


Ilustrim

Ilustrim

Një vajzë pesë vjeçe është vrarë ndërsa 37 persona të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi ndaj protestuesve anti-qeveritar në lindje të Tajlandës.

Ndërkaq një shpërthim tjetër gjatë protestës në Bangkok plagosi 16 persona, njoftojnë autoritetet tajlandeze.

Sulmuesit, sipas policisë, kanë zbarkuar me dy kamioneta në afërsi të protestës që po zhvillohej në qarkun Khao Saming të krahinës Trat, dhe kanë filluar të shtijnë në armë zjarri dhe të hedhin dranata dore në drejtim të protestuesve.

Kjo krahinë gjendet rreth 250 kilomera në lindje të Bangkokut.
Të dielën pasdite ndërkaq një shpërthim ka ndodhur gjatë një proteste që po zhvillohen në qendër të kryeqytetit.

Komiteti i Reformave Demokratike Popullore, një subjekt opozitar që po organizon këto protesta, akuzoi qeverinë se qëndron prapa këtyre sulmeve.

Protestat, edhe pse janë kryesisht paqësore edhe pse ftojnë për padëgjueshmëri, kanë shkaktuar përleshje të shumta ndërmjet militantëve pro dhe kundër qeverisë.

Nga këto trazira kanë humbur jetën të paktën 16 njerëz, ndërsa rreth 700 të tjerë janë lënduar në tre muajt e fundit, prej se nisën protestat në Tajlandë.
XS
SM
MD
LG