Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët pezullojnë bisedat për lirimin e ushtarit amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Talebanët njoftojnë të dielën se kanë pezulluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara rreth lirimit të një ushtari amerikan në këmbim të disa të burgosurve afgan që po mbahen në Guantanamo.

Ky grupim njoftoi përmes një deklatate se ka zhvillimet në këtë drejtim, dhe për këtë arsye edhe i kanë shpërndarë medieve “një video me të burgosurin amerikan, për të vërtetuar se ai është i gjallë”.

Mirëpo, sipas këtij njoftimi liderët kanë vendosur që të pezullojnë bisedimet, për arsye se “gjendja aktuale në shtet është shumë e komplikuar”.

Gazeta Washington Post ka raportuar javën e kaluar se administrata amerikane është e gatshme që t’i ringjall bisedimet me talebanët rreth këmbimit të të burgosurve që po mbahen në Guantanamo Bay, me rreshetin Bowe Bergdahl, i cili është zënë rob nga talebanët në Afganistan qysh në vitin 2009.

Kjo gazetë ka cituar burimet e veta të cilat thonë se ShBA-të janë të gatshme të lirojnë pesë të burgosur taleban për të siguruar lirimin e Bergdahl.
XS
SM
MD
LG