Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin nga një aksident dy paqeruajtës në Liban


Ilustrim

Ilustrim

Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar të dielën, në një aksident me makinë në trafik njofton misioni paqeruajtës në këtë shtet.

“Dy paqeruajtës të Forcës së Brendshme të Kombeve të Bashkuara në Liban kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident rrugor”, ka thënë zëdhënësi i UNIFIL Andrea Tenenti.

Sipas këtij misioni, makina me paqeruajtësit është rrokullisorur përderisa ishte ishin duke patrolluar në një fshat libanez.

Kjo forcë shumëkombëshe nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e viktimave.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin lindor të anës libaneze të kufirit me Izraelin, në fshatin Ghajar, ndërsa të plagosurit janë shtrirë në një spital të Bejrutit.
XS
SM
MD
LG