Ndërlidhjet

Nigeria mbyll kufirin me Kamerunin


Nigeri - Abubakar Shekau, lideri i vetëshpallur i ekstremistëve islamist të Boko Haram (Ilustrim)
Nigeri - Abubakar Shekau, lideri i vetëshpallur i ekstremistëve islamist të Boko Haram (Ilustrim)
Nigeria e ka mbyllur kufirin e saj verior me Kamerunin, në përpjekje për të shuar grupet islamike militante të cilat po përdorin këtë shtet fqinj për ta sulmuar, njoftoi ushtria të dielën.

Mbyllja shtrihet në veri të shtetit Borno, nga liqeni Chad, e deri në pikën e fundit jugore të shtetit Adamava, që përbënë një vijë kufitare prej afro 2,000 kilometrave me Kamerunin.

Të dy shtetet janë të përfshira nga një gjendje e jashtëzakonshme, kurse presidenti Goodluck Jonathan e ka deklaruar në maj të vitit të kaluar se kjo gjendje është pjesë e ofensivës që ka për synim luftimin e sektit islamist Boko Haram.

“Për t’i kufizuar në mënyrë efektive aktivitetet tona kundër kryengritësve, kufiri me Kamerunin, në veri-lindje është mbyllur deri në një njoftim të mëtejmë”, ka thënë përmes një deklarate gjeneral brigade Rogers Ibe Nicholas i ushtrisë nigeriane.

Islamistët, të cilët po luftojnë për krijimin e një shteti islamik në veri të Nigerisë, kanë vrarë mijëra veta, ndërsa janë bërë edhe kërcënimi më i madh për sigurinë në këtë shtet afrikan, i cili është prodhuesi më i madh i naftës.

Zyrtarët nigerian të sigurisë thonë se po e kanë të vështirë t’i ndjekin kryengritësit, pasi pas sulmeve që po i bëjnë ata po ikin për t’u fshehur matanë kufirit.

Vetëm javën e kaluar mbi 200 persona janë vrarë në një fshat në rajonin veri-lindor të Nigerisë.
XS
SM
MD
LG