Ndërlidhjet

Vritet komandanti i Al-Kaidas në Siri Abu Khaled al-Suri


Ilustrim
Ilustrim
Kryengritësit sirian dhe aktivistët thonë se është vrarë sot një figurë e lartë e Al-Kaidas në këtë vend, në qytetin verior të Aleppos.

Ahrar al-Sham, një grupim radikal sirian, njoftoi përmes një deklarate të dielën, se bashkëthemeluesi i saj Abu Khaled al-Suri është vrarë nga dy sulmues vetëvrasës që kanë hedh vetën në erë brenda kompleksit ku gjendej komandanti i tyre.

Al-Suri thuhet se ishte përfaqësuesi i shefit të Al-Kaidas Ayman al-Zavahiri në Siri.

Al-Suri njihej edhe me emrin Abu Omair al-Shamy, ndërsa sipas medieve ndërkombëtare ai kishte luftuar edhe në krah me Osama Bin Laden.

Organizata pro-opozitare Observatoriumi Sirian për të Drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha të dielën se vrasja e al-Surit është bërë nga sulmuesit vetëvrasës të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Edhe ky grupim një degë e shkëputur e Al-Kaidas në Siri, e cila është zhytur në luftë me grupe të tjera kryengritëse në Siri.

Luftimet mes grupeve të ndryshme radikale dhe ISIL-it kanë lënë mijëra të vdekur që nga muaji janar.
XS
SM
MD
LG