Ndërlidhjet

logo-print

Miami shënon 50 vjetorin e ndeshjes së Ali-s që “dridhi botën”


Ilustrim

Ilustrim

Pesëdhjetë vjet më parë, një boksier amerikan në ngritje, i cili u bë më vonë i njohur si Muhamed Ali “dridhi botën” kur rrëzoi nga throni Sonny Liston, për t’i hap vetes rrugën për titullin e kampionit botëror në peshën e rëndë, në Miami Beach.

Fitorja e 25 shkurtit, në vitin 1964 ishte hera e fundit kur Cassius Clay luftoi me këtë emër, para se ta bëjë publik vendimin e tij për t’iu bashkuar Kombit të Islamit, një lëvizje fetare për të promovuar zezakët, ndërsa ndryshoi emrin në Muhamed Ali.

Gjashtë raundet e ndeshje mbaruan pasi Liston hodhi peshqirin në ring, dhe e ngriti Ali-n në famë botërore, dhe i dha skenën për të protestuar për gjithçka, nga ndarja racore e deri tek lufta e Vietnamit, përderisa veten e shpalli edhe si “Më i miri”.

Për të shënuar 50 vjetorin e kësaj ndeshjeje boksi, muzeu i Historisë në Miami, do të festojë këtë ngjarje me një ekzebitë që hapet të hënën, ku do të shihen edhe fotografi të pablikuara ndonjëherë të Ali-s.

Të dielën është vënë një pllakë përkujtimore në hyrje të Qendrës së Konventës në Miami Beach, ku është zhvilluar ndeshja mes Muhamed Ali dhe Sonny Liston.
XS
SM
MD
LG