Ndërlidhjet

ShBA: Rusia bënë “gabim të rëndë” nëse pushton Ukrainën


Susan Rice (Ilustrim)
Susan Rice (Ilustrim)
Susan Rice, këshilltarja për sigurinë kombëtare e presidentit amerikan Barack Obama tha të dielën se do të ishte një “gabim i rëndë” nëse Rusia do të dërgonte forcat e veta ushtarake në Ukrainë.

Madje sipas saj, kjo gjë nuk është në interesin e Rusisë, Evropës ose të Shteteve të Bashkuara që të copëtohet Ukraina.

Si mysafire në programin e televizionin NCB “Meet the Press” Rice është pyetur për një skenar të tillë ku Rusia do të dërgonte trupat e veta në Ukrainë për të rikthyer në pushtet një qeveri e cila është më e afërt me Moskën zyrtare.

“Kjo do të ishte një gabim i rëndë. Nuk është në interesin e Ukrainës, ose të Rusisë, ose të Evropës ose të Shteteve të Bashkuara që të copëtohet një shtet. Nuk është në interesin e askujt që të kthehet dhuna, dhe të përshkallëzohet situata”, ka thënë Rice.
XS
SM
MD
LG