Ndërlidhjet

Mbyllen pa incidente zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut


Ilustrim
Ilustrim
Janë mbyllur në kohë, të 33 vendvotimet në Mitrovicës e Veriut, në të cilat qytetarët e atjeshëm për të katërten herë brenda një gjysmë viti, votuan për të zgjedhur të parin e kësaj komune.

Procesi zgjedhor ka kaluar pa asnjë incident, njofton korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në vendngjarje.

Në zgjedhjet e së dielës kanë pasur të drejtë vote 28.429 qytetarë.

Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, ka nisur edhe numërimi i votave në vendngjarje, kurse rezultatet e para preliminare pritet të publikohen gjatë natës.

Procesi zgjedhor në Mitrovicën e Veriut është përcjell nga afër nga një numër i madh i forcave të rendit, policë të EULEX-it dhe paqeruajtës të KFOR-it.

Sipas të dhënave të fundit, të orës 17h, rrreth 17.5% e votuesve kanë hedh votën e tyre.
XS
SM
MD
LG