Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina e gatshme për dialog me Rusinë, por BE-ja prioritet


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti ukrainas në detyrë, Oleksandr Turchinov ka thënë të dielën se Kievi zyrtar është i gatshëm për të biseduar me prijësit e Rusisë, për të përmirësuar raportet, por e ka bërë të qartë se kthimi i Ukrainës në integrimet evropiane do të jetë prioritet.

Gjatë fjalimit të tij para kombit, Turchinov tha se elita e re politike e Ukrainës, pas përmbysjes së Viktor Yanukovych-it, është e gatshme për dialog me Rusinë.

Këto bisedime sipas tij, kanë për qëllim që t’i vendosin këto raporte në “binarë të ri, të fqinjësisë së mirë e të barabartë, të cilat njohin dhe marrin parasysh zgjedhjet e Ukrainës për të ardhme evropiane”.

“Prioritet tjetër”, siç ta ai, “është kthimi në rrugën e integrimeve evropiane”.

Turchinov po ashtu bëri të ditur se qeveria e ardhshme do të ketë për detyrë stabilizimin e ekonomisë, e cila sipas tij është në rrezik.
XS
SM
MD
LG