Ndërlidhjet

logo-print

Edhe sot u protestua në Sarajevë e Mostar


Bosnje e Hercegovinë, protesta civile në Sarajevë, 23 shkurt, 2014

Bosnje e Hercegovinë, protesta civile në Sarajevë, 23 shkurt, 2014

Për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë është protestuar në Sarajevë, ku qytetarët janë mbledur para ndërtesës së presidencës së Bosnjes e Hercegovinës.

Qytetarët mbanin në dorë pankarta me të cilat kërkohej dorëheqjen e përfaqësuesve institucional të të gjitha niveleve.

Demonstruesit po kërkojnë përmirësim të statusit social dhe ekonomik.

Protestat janë zhvilluar të qeta, kurse ato i kanë mbikëqyrur një numër i vogël i policëve.

Pjesëtarët e plenumit të qytetarëve, edhe kanë shpërndarë ushqim për protestuesit.

Sipas gazetës Dnevni Avaz, pako ushqimore po iu dërgojnë protestuesve edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Protestuesit kanë paralajmëruar edhe për nesër se do të dalin para ndërtesës së presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, me të njëjta kërkesa, si në protestat e kaluara.
XS
SM
MD
LG