Ndërlidhjet

"Srpska" fiton zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut


Ilustrim
Ilustrim
Kandidati i Nismës Qytetare “Serpska” Goran Rakiq ka fituar 52.6 për qind të votave në Mitrovicën e Veriut, tregojnë rezultatet preliminare të cilat i shpalli të dielën mbrëma Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës.

I dyti për nga numri i votave, del të jetë kandidati i Nismës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” Olliver Ivanoviq me 27.7% të votave të fituara.

Kandidatët shqiptarë Florent Azemi dhe Musa Miftari, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë marr 11% respektivisht 8.7% të votave.

Sipas rezultateve preliminare, Rakiq ka mbledh 2,700 vota, Ivanoviq 1,420 vota, Azemi 565 vota kurse Miftari 449 vota.
XS
SM
MD
LG